Vdekja e babait, mesazhi emocionues i Mërgim Mavrajt
Vdekjen e babait e konfirmon edhe vetë Mërgim Mavraj. Me anë të një postimi emocionues në Facebook, mbrojtësi i Kombëtares jep lajmin e kobshëm duke cituar edhe një fragment nga Kur'ani, përcjell Portali Albeu.

"Të Zotit jemi e te Ai do të kthehemi...", shkruan Mavraj në profilin e tij.

Babai i futbollistit u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pas një sëmundjeje të rëndë. /albeu.com/


Postimi i Mërgim Mavrajt në Facebook:

"Të Zotit jemi e te Ai do të kthehemi...
Syu loton e zemra pikellohet e sdo themi asgje veç asaj që Zotin e kënaq : "Të Zotit jemi e te Ai do të kthehemi". Babi vdekja jote na rendoi po kur mendoj se cili babe ke qenë për ne kjo ma lehtëson deri diku dhimbjen se shpresoj se Zoti do të shpëbleje.

"Të Zotit jemi e te Ai do të kthehemi"

O Allahu i Madheruar fale. meshiroje, beje te prehet ne paqe sic kishte shpirtin, varrin beja kopshesht te Xhenetit !
Amiin Amiin Amiin.

Varrimi ne Saradran te Komunes Istog date 04/03/2015 ora 16:00
Shtuar më 03/04/2015, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori