Pas protestës së mbrëmshme në Prishtinë nga "Plisat" dhe asaj pranë Kryeministrisë në Tiranë, vendimi i Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s është pasuar edhe sot me një tjetër protestë
qytetare.
Qytetarë të Tiranës dhe jo vetëm kanë shfaqur të gjithë indinjatën e tyre kundër UEFA-s dhe presidentit Michel Platini, madje duke e shpallur të vdekur Qeverinë Europiane të Futbollit.
"RIP UEFA" dhe "Say Yes To Recism", ishin disa nga sloganet e protestës.
Komisioni Disiplinës vendosi dje që Serbia të fitojë ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0, pavarësisht se ndeshja e vlefshme për "Euro 2016" u ndërpre pas sulmeve të huliganëve serbë ndaj futbollistëve shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2014,
ora 14:29