Vëllezërit Xhaka nuk duhen zëvendësuar...sepse grindesh me ta (FOTO LAJM)

Si imadhe ashtu dhe i vogli, Granit Xhaka thuajse ka kopjuar vëllain e tij, Taulantin, gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Zvicrës ndaj Letonisë.

Ai ka reaguar ashpër në momentin kur është nxjerrë nga fusha e lojës nga trajneri. Mesfushori u zëvendësua pasi rezultati ishet 3-0 për helvetët, në minutat e fundit të sfidës. Por mes të dyve kishte një bashkëbisedim mjaft të ndezur para pankinës së skuadrës kur Xhaka i shtrëngoi atij dorën.

“Asnjë lojtari nuk i pëlqen të dalë nga fusha, as mua. Kishte pak emocione në atë moment, por tani jam në rregull. Ishte paksa e vështirë të qetësohesha në atë moment”, tha Xhaka duke iu referuar bisedës që kishte bërë me trajnerin. “Tani jemi miq përsëri!”, tha Xhaka duke qeshur.

Dhe vëllai i madh, Taulanti, i cili zëvendësimin në ndeshjen kundër Zvicrës, e ktheu me kalimin e kohës në një debat të hapur me ish-trajnerin De Biazi. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori