Veseli: I gatshëm të luaj për Shqipërinë (VIDEO)
Pëlqej
Frederic Veseli, mbrojtësi shqiptar i Manchester United, është duke zhvilluar bisedime me Kombëtaren Shqiptare me qëllim të qënurit pjesë e skuadrës së drejtuar nga Gianni De Biasi. Veseli ka konfirmuar në një intervistë për KTV-në, se është i gatshëm të luajë për ngjyrat kuqezi, edhe pse aktualisht prioritet i tij kryesor është rikuperimi nga dëmtimi.

Më herët, Veseli ka qenë pjesë e grup-moshave të reja të Kombëtares së Zvicrës. Ai po pret që të rikuperohet dhe të inkuadrohet më shumë me rezervat e "Djajtë e Kuq" sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të ketë më shumë mundësi për të kaluar më pas në ekipin e parë, çka do të shënonte një ngjarje të madhe në karrierën e tij futbollistike. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2013, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori