Veseli: Presidenti nuk më le të largohem nga Empoli
Pëlqej
Frederik Veseli ishte sot në konferencën për shtyp. Ai vlerësoi takimin me Turqinë dhe premtoi se skuadra do të japë më të mirën në fushë.

“Nuk ekzistojnë ndeshjet miqësore. Edhe ndaj Turqisë do të kërkojmë të japim maksimumin dhe të paraqitemi mirë. Kemi pasur një javë kohë për ta përgatitur këtë sfidë dhe mendoj se kemi punuar mirë, jemi bashkuar edhe më tepër si grup dhe kemi pasur mundësi të njohim më mirë edhe trajnerin.

“Jam në formë të mirë dhe kam qenë në fushë rregullisht. Jam munduar të jap më të mirën dhe besoj se po ecim mirë. Kemi marrë edhe disa rezultate negative, por do të tentojmë deri në fund shanset për t’u ngjitur në Serinë A. Është e vërtetë që kam pasur oferta nga klube të Serisë A, në merkaton e verës, por presidenti i Empolit nuk më la të largohem, duke më rinovuar edhe kontratën. Tani jam i përqendruar të jap maksimumin, për t’u ngjitur në Serinë A, bashkë me Empolin”, tha Veseli. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2017, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori