Vuçiç: Incidenti, vepër e shqiptarëve
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se i vjen keq që dy kombëtaret u shortuan në të njëjtin grup në Eliminatoret e Euro 2016 në Francë, ç’ka solli dhe dhunën e ndodhur në Beograd.

Vuçiç mendon se ndeshja u ndërpre pikërisht prej dronit, duke shtuar se ka mbetur i zhgënjyer edhe nga zyrtarët e Shqipërisë, të cilët nuk dëshironin të pranonin gabimet e tyre me hyrjen e dronit në stadium.

Kreu i qeverisë serbe tha se është e qartë që pala shqiptare e kishte përgatitur ngjarjen, por shtoi se faji i serbëve është që nuk ditën të injoronin provokimin e kundërshtarit. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2014, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori