Vullnet Basha firmos për Real Zaragozën
Pëlqej
Real Zaragoza zyrtarizoi huazimin e Vullnet Bashës nga Sioni me të drejtën e blerjes në fundt të sezonit. Lojtari i përfaqësueses së Shqipërisë, kaloi me sukses vizitat mjekësore duke hedhur të zezën mbi të bardhë me klubin spanjoll që synon ngjitjen në Primera Divizion. Ky është përforcimi i dytë i rëndësishëm i klubit nga Aragona, që pak kohë më parë kishte zyrtariuar blerjen e Pedro Sanzhez.

24-vjeçari do të prezantohet të Hënën e ardhshme, për të nisur menjëherë stërvitjen nën urdhrat e Viktor Munoz.

Vullneti, vëllai i Migjen Bashës që luan me Torinon, është mesfushor difensiv dhe shquhet për pozicionimin e saktë taktik. Ai ka lindur në Lozanë të Zvicrës, ku nisi karrierën si futbollist. Në 2011 u ble nga Grasshopers, ku luajti për një sezon, para se të transferohej te Neuchatel.

Nga viti 2012 është pjesë e Sionit, skuadër me të cilën është aktivizuar në 42 takime përgjatë 2 sezoneve të fundit.

Me përfaqësuesen kuqezi është aktivizuar vetëm në një ndeshje, pikërisht në miqësoren me Armeninë në gusht të 2013. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori