Taulant
Xhaka nuk do të vijë në
grumbullim me Kombëtaren dhe emri në listën e pritjes është ai i Ergys Kaçes.
Mesfushori i AEL Larisës përshtatet me rolin e lënë bosh nga
Xhaka dhe, me gjasë, stafi i kuqezinjve ka nisur një kërkesë ndaj lojtarit që po aktivizohet në kampionatin grek.
Në stërvitjen e djeshme,
mesfushori kuqezi nuk ka qenë i pranishëm, madje as në
grumbullim deri në orët e mbrëmjes.
Deri më tani, sipas "Panorama Sport" nuk ka pasur një përgjigje konkrete nga Kaçe.
Mesfushori kuqezi gjithashtu është prej atyre që e ka ndierë lënien jashtë planeve kohët e fundit dhe sigurisht që ka rikujtuar pakënaqësitë e vjetra.
Sot pritet përfundimisht nëse do të ketë një zëvendësues për Xhakën apo jo.
Shtuar më 13/11/2019,
ora 10:24