Ylli Sallahi, ylli i ri i Bayern
Njëri prej talentëve më të mëdhenj të Austrisë, siç është vlerësuar Sallahi, është futur në listën e lojtarëve të Bayernit që kanë të drejtë të luajnë në Ligën e KampionëveYlli Sallahi ka kaluar para dy vitesh nga juniorët e ekipit austriakë Kapfenberger SV në ekipin e dytë të Bayernit.

Ndërkohë, në ditën kur Bayerni përballej për herë të parë me Pep Guardiolën si trajner në Ligën e Kampionëve kundër CSKA Moskau, emri i Ylli Sallahit figuron me numër 38 si mbrojtës i majtë, pas lojtarëve si Mario Götze, Frank Riberi e Xherdan Shaqiri që luajnë në mesfushë.

Ylli ka lindur më 6 prill 1994 në Kosovë, është lojtar anësor me një të majtë të fuqishme.

"Si lojtar ofensiv, ai është shumë i fortë. Ai ka një të majtë të fuqishme. Gjuajtjet e tij nga distanca janë të pandalshme. Nëse gjuan, atëherë topi godet golin si një raketë. Përveç kësaj ai jep edhe asistime shumë precize“, e vlerëson Yllin ish-trajneri i tij, Zurman, transmeton albinfo.

Nëse ai nuk lëndohet dhe ka sadopak fat, mund të bëjë emër në Bundesligën gjermane, vlerësojnë njohësit e futbollit.

Ylli vlerësohet si një djalë i urtë që merr rolin e liderit në lojë. Nuk flet shumë, por është shumë prezent në fushë. Ekspertët e kanë vlerësuar Yllin si një talent që mund të ndjek rrugën e David Alabës. I cili me zgjuarsinë e tij në lojë dhe forcën e këmbës së majtë ka potencialin të bëhet pjesë e ekipit të parë.

Dhe, siç duket hapin e parë e ka hedhur. Ai ka arritur ta bindë Guardiolën, që emri tij së paku të figurojë në listën e lojtarëve rezervë që kanë të drejtë loje në Ligën e Kampionëve. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2013, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori