Zëvendës trajneri po "braktis" De Biasin
Ajo që përflitej ditët e fundit në formë thashetheme, tashmë po bëhet fakt, sepse zëvendës trajneri i Shqipërisë Paolo Tramexani po shihet gjithnjë e më shumë si zgjedhja e Luganos për sezonin e ardhshëm.

45­vjeçari është lavdëruar shpesh nga Xhani De Biazi, i cili e ka ndihmësin e tij besnik prej vitesh, por duket se tashmë Tramexani po mendon të “fluturojë” i vetëm, duke tentuar edhe karrierën e trajnerit.

SkySport në Itali e ka bërë të sigurt emërimin e Tramexanit në vendin e lënë bosh nga Zdenek Zeman, por nga Zvicra nuk ka ende konfirmim zyrtar.

Sipas medieve zvicerane, Tramezzani është në listë, por është ende “kokë më kokë” me ish­futbollistin e famshëm zviceran Çiriako Sforca.

Shtuar më 17/06/2016, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori