Zhegrova: Kërkon ndjesë për spektaklin e dhuruar (VIDEO)


Pëlqej
Kosova arriti një fitore të pastër kundër Kombëtares së Shqipërisë, me një rezuktat të bindëshëm 3-0.

Edon Zhegrova ishte autori i golit të tretë për Kosovën dhe bëri një lojë mjaftë të bukur.

Sulmuesi anësor i Genk në Belgjikë, përveç golit u bë protagonist edhe për shkak të një spektakli që dhuroi me topin, ku ishin të shumtë reagimet kundër këtij gjesti.

I pyetur mbi këtë çështje Zhegrova, ka thënë se nuk kishte ndërmend të nënçmonte njëri madje ka kërkuar edhe falje për veprimin e tij.

“Sot arrita të shënoj, por shënova për Kosovën, jo kundër Shqipërisë. Nuk kam asnjë polemikë, vetëm luaj për shtetin tim” ka thënë Zhegrova.

"Nuk doja të tregoja mungesë respekti, por vetëm të dhuroja pak spektakël, megjithatë, më vjen keq që e bëra. Ishte e tepërt dhe kërkoj ndjesë”, shtoi më pas ai.
Shtuar më 30/05/2018, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori