Zvicra "u mbyll gojën" 6 shqiptarëve
Pëlqej
Stafi i kombëtares së Zvicrës u ka kërkuar gjashtë futbollistëve shqiptarë të mos japin asnjë deklaratë deri në përfundim të ndeshjes me Shqipërinë. Gjashtë futbollistët shqiptarë që janë grumbulluar me kombëtaren e Zvicrës nga Ottmar Hitzfeld, janë duhet të heshtin para mediave, qofshin ato shqiptare apo zvicerane.

Ka shumë keqkuptime dhe keqinterpretime në këtë periudhë, prandaj për t’i ikur kësaj atmosfere aspak të volitshme për të gjitha palët, është vendosur ky rregull, na është thënë në bisedën telefonike me njërin nga lojtarët e kombëtares helvete, i cili ka kërkuar që emri mos t’i përmendet.

Presioni është i madh veçmas mbi gjashtë futbollistët shqiptarë, që mbrojnë ngjyrat e kombëtares zvicerane, nga të cilët së fundi edhe tifozët Kuq e Zi kanë kërkuar të mos luajnë në sfidën e së premtes mbrëma.

Tekniku i Zvicrës, për ndeshjen e premtes me kuqezinjtë në Tiranë dhe atë të 15 tetorit ndaj Sllovenisë, ka ftuar Valon Behramin, Blerim Xhemailin, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasamin. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori