Zyrtare: Armend Dallku i thotë lamtumirë Kombëtares
Armend Dallku nuk do të luajë më për Kombëtaren shqiptare. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti, i cili do të vazhdojë karrierën e tij vetëm me klubin ku luan, Vorskla Poltava. Dallku ka qenë lojtar stabël në formacionin e ekipit kombëtar. Ai numëron 64 ndeshje të luajtura me fanellën e Kombëtares, ku ka shënuar vetëm një gol, në fitoren 3-0 ndaj Maltës më 9 tetor të vitit 2008.

Kontributi i tij në skuadrën kuqezi është vlerësuar nga mediat dhe specialistët. Sakaq, për lamtumirën e mbrojtësit ka folur edhe presidenti i FSHFsë, Armand Duka.

"Të vjen keq që largohet një lojtar me kaq kontribut në ekipin kombëtar. Unë do ta vlerësoja Dallkun si futbollist dhe si njeri, për atë që ka dhënë në shërbim të skuadrës kombëtare. Dëshiroj ta falënderoj publikisht, për çfarë ka dhënë dhe i uroj fat dhe suksese", shprehet numri një i FSHF-së për uebsajtin e federatës.

Përshëndetje dhe vlerësime ka marrë futbollisti i shquar nga ana e stafit të Federatës Shqiptare të Futbollit nga ekipi kombëtar dhe drejtuesit e tij. Të gjithë i kanë uruar shëndet dhe suksese. /albeu.com/


Shtuar më 07/03/2014, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori