ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares transferohet te ekipi hungarez
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Hysen Memolla ka hedhur një tjetër hap në karrierën e tij.

27-vjeçari është larguar zyrtarisht nga skuadra finlandeze e Kokkolan Pv duke firmosur me klubin e Diosgorit (DTKV), në Hungari. Pas aventurës së tij, në Finlandë, ku kavajasi u transferua në verë, shqiptari ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër.

Kujtojmë që Memolla, i bashkohet shqiptarit Florent Hasani, që luan te skuadra e re e mbrojtësit. Kujtojmë që mbrojtësi me fanellën e përfaqësueses shqiptare, ka luajtur në tre ndeshje.
Shtuar më 19/12/2019, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori