Tirana nuk fiton dot kundër Bylisit në kryeqytet
Tirana nuk ka mundur dot të mposhtë Bylisin në kryeqytet, duke e mbyllur sfidën me rezultatin e bardhë 0-0.

Pjesa e parë e takimit ka qenë tepër luftarak nga ana e të dyja skuadrave, por se as njëra dhe as tjetra nuk kanë mundur të shënojnë në portën e ekipit kundërshar.

Të dyja ekipet kanë patur mundësi të mira për shënim, por se asnjëra nuk ka konkretizuar me gol.

Një pjesë e parë ku luhet fort nga të dyja palët dhe me një ritëm të kënaqshëm po ashtu.

Edhe në pjesën e dytë ka patur raste për shënim nga të dyja palët, por rrjetat kanë mbetur të paprekura për 90 minuta të lojës. /Albeu.com/

Shtuar më 12/09/2015, ora 20:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori