Abrashi: Nuk kemi frikë nga Bayern, do ti mposhtim
Bayern Munich do të luaj ndaj Freiburgut në javën e 27-të ntë Bundesligës.

Skuadra e Niko Kovac do synojë të mbrojnë titullin e kampioni, teksa janë në garë të fortë me Dortmundin.

Por në prag të kësaj ndeshje, Abrashi ka paralajmëruar se do ta ndalin Bayernin në shtëpi dhe thotë se nuk ia ka aspak frikën.

"Bavarezët nuk duhet të kalojnë vetëm mbi mua, por edhe mbi të gjithë skuadrën. Nuk kemi frikë. Luajmë në shtëpi dhe e dimë shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë për të ngacmuar një skuadër si Bayerni", u shpreh Abrashi.

"Bayerni nuk do ta ketë të lehtë ta marrë fitoren këtu, do të mundohemi t’i mposhtim", u shpreh mesfushori shqiptar.
Shtuar më 30/03/2019, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori