Albin Kurti: Të mbështesim Kosovën, si Shqipërinë në "Euro 2016"
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh ai që pritet të jetë Kryeministri i ri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Klan TV të Shqipërisë.

I pyetur nga Fevziu për çështjen futbollistike, Kurti përsëriti që i mbështetë dy ekipet kombëtare, Kosovën dhe Shqipërinë, përcjellë Gazeta Olle.

Kurti tërhoqi edhe një paralele interesante, duke thënë që djemtë e Kosovës meritojnë të mbështeten ashtu siç u mbështetën ata të Kombëtares Shqiptare në Francë, ku morën pjesë në Kampionatin Evropian.

“Derisa në Francë, Kombëtarja e Shqipërisë na bashkoi të gjithë shqiptarëve, mendoj që me këtë sukses të Kosovës, edhe këta djemë meritojnë një mbështetje të jashtëzakonshme”, deklaroi Albin Kurti.

“Unë do t’i mbështes këta djemë, kam thënë gjithmonë që e përkrahi edhe Kosovën edhe Shqipërinë”, shtoi ai.

Javë më parë ai e pranoi një dhuratë në një studio televizive në vend, që ishte fanella verdhekaltër e Milot Rashicës me numrin 7.
Shtuar më 10/10/2019, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori