Aleksandër Sosiç: Nuk më trembin kërcënimet, do vazhdoj me Dritën
Pëlqej
Futbollisti serb, Aleksandër Sosiç, i cili së fundmi u bë dhe subjekt i një debati në mediat serbe, thotë nuk do të lëvizë nga ekipi i Dritës.

Sosiç tha se familja e tij jeton në Gjilan dhe se do të vazhdojë të luajë me skuadrën gjilanase.

“Pas presionit e kam mbyllur fejsbukun pasi kam marre shumë kërcënime dhe më kanë ardhur mesazhe nga më të ndryshmet prandaj e kam mbajtur të mbyllur për 3 orë . Tani e kam hapur prape pasi janë ulur tensionet”, tha Sosiç për Klan Kosova.

Ai tha se do të vazhdojë të luajë futboll dhe se gjithçka tjetër nuk ka shumë rëndësi për të. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori