Ambasadori i SHBA-ve: Kosova po befason botën me talentet e saj
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se populli i Kosovës po befason botën me talentet e saj.

Në postimin e tij në "Twitter", Delawi përmend filmin "Home", që ka fituar në BAFTA, si dhe për suksesin e Majlinda Kelmendit dhe Distrias në garën e xhudos, që po mbahet në Paris.

"Populli i Kosovës përsëri është duke befasuar botën me talentet e tij! "Home" fiton në BAFTA & Majlinda (të artën!), Distria duke fituar në Judo Paris 2017", ka shkruar Delawie. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2017, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori