Angli-Kosovë, shiten të gjitha biletat rreth 4 muaj para sfidës
Ndeshja kualifikuese për Kampionat Europian mes Kosovës dhe Anglisë duket të ketë zgjuar interesim shumë të madh në Britaninë e Madhe.

Tashmë janë shitur të gjitha biletat për këtë takim, kur duhet pothuajse katër muaj para se ai të zhvillohet, siç njofton Federata e Futbollit e Anglisë (FA).

Anglia e pret Kosovën më 10 shtator, në atë që do të jetë ndeshja e raundit të gjashtë të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, në stadiumin e Southamptonit me 32 mijë vende, "St. Mary’s Stadium".

Por para se të vizitojë Anglinë për herë të parë në histori, Kosova do të zhvillojë tri ndeshje të tjera në grup.

"Dardanët" do të luajnë në transfertë kundër Malit të Zi më 7 qershor dhe ndaj Bullgarisë më 10 qershor po ashtu, para se të presin Republikën e Çekisë më 7 shtator në "Fadil Vokrri". /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori