Angli-Kosovë, zbulohet sa pagoi për një biletë tifozi "Dardan"
Tifozët "Dardan"dje ishin të pranishëm në stadiumin e Southampton për të ndekur Angli-Kosovë në mbështeje të Kombëtares.

Njëri prej tifozëve që ishte prezent në stadium ishte edhe Tomorr Kurshumliu nga grupi muzikorë "Gjurmët", i cili tha se këto janë momente që nuk paguhem me kurrgjë.

Pra, Kurshumliu pagoi rreth 134 euro për një biletë të vetme.
Ja postimi i tij pa ndërhyrje nga redaksia:

"M’a ka kujtue ajo rekllamë e Master Card… Rruga për Southampton £60.00; Biletat për ndeshje £120.00, Ndjenja e të qenunit në atë moment në stadion kur shenuem e gëzimi i Malit… nji gjâ qi s’ka çmim. Janë momente qi s’paguhem me kurgjo… për krejtë tjerat asht Master/ Card!
Shtuar më 11/09/2019, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori