Kosova është mposhtur nga
Anglia me rezultat 5-3 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.
Edhe për kundër rezultatit, Dardanët bënë një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje, sidomos në
pjesën e dytë.
Kosova kaloi në epërsi që në
minutën e parë me golin e Valon Berishës, shkruan Indeksonline.
Anglia u rikthye fuqishëm në lojë duke shënuar pesë gola që në
pjesën e parë.
Rahem Sterling (8′), Kane (19′), Vojvoda (38′ autogol), dhe dy Sancho (44′ dhe 45+1′).
Në
pjesën e dytë e gjithë ndeshja ishte në këmbët e Kosovës.
Valon Berisha shënoi golin e dytë për Kosovën në
minutën e 49-të të ndeshjes.
Në
minutën e 55-të u fitua penallti që në gol e realizoi Vedat Muriqi.
Anglia mbetet në vendin e parë me 12 pikë pas katër ndeshjes, e ndjekur nga Çekia me 9 pikë dhe Kosova e treta me 8 pikë.
Mali i zi dhe Bullgaria kanë dalë nga loja me nga dy pikë.
Shtuar më 10/09/2019,
ora 23:03