Rrahmani është i lumtur me fitoren e radhës të Hellas Veronës.Hellas Verona dhe shqiptarëve, Amir
Rrahmani dhe Marash Kumbulla, ka arritur një
tjetër fitore në Serie A.
Skuadra e promovuar këtë edicion, është shndërruar në një ekip vështirë për t’u munduar. Kësaj radhe, në xhiron e 11-të, Verona e ka mposhtur 2-1 Brescian dhe ka hyrë në top 10 skuadrat më të mira në Itali me 15 pikë të grumbulluara, synimi i të cilës këtë sezon është mbijetesa.
25-vjeçari i Kombëtare së Kosovës, Amir
Rrahmani, luajti nga fillimi dhe
bëri paraqitje fantastike, ndërsa fati nuk ishte në anën e Marash Kumbullës, që u dëmtua në fillim të ndeshjes, duke lëshuar fushën e lojës në minutën e 16-të.
"
Tjetër fitore… për ata që na besojnë", shkroi Amiri në Facebook, duke publikuar disa fotografi të ndeshjes.Amiri
bëri një
tjetër paraqitje pozitive, duke u vlerësuar si një ndër më të mirët në këtë ndeshje.
Shtuar më 04/11/2019,
ora 11:01