Bernard Berisha është heroi i Akhmat Groznit, 2 gola dhe 1 asist (VIDEO)





Ish lojtari i Skëndërbeut, Besart Berisha është heroi i Akhmat Groznit mbrëmjen e sotme.

Fitorja e këtyre të fundit mban e gjitha autorësinë e tij.

Dy gola dhe 1 asist e kanë bërë protagonistin absolut kundër Ufas, ndaj të cilës triumfuan me shifrat 3-1.

Sulmuesi dardan shndërroi fillimisht një penallti në gol. Këtë penallti e fitoi individualisht duke e bërë shëijen e golit edhe më të bukur. Megjithatë kontributi i tij nuk u mbyll me kaq.

Në momentin më të vështirë për skuadrën e tij, kur gjendeshin me një lojtar më pak dhe në baraspeshë, Berisha shfaqet sërish për të hipotekuar 3 pikët.

Një asist në krah e nxjerr shokun e tij të skuadrës, Ilyin me portën e boshatisur duke i dërguar shifrat në 2-1.

Ndërkaq, në minutën e 77 një tjetër gol do të vinte nga këmbët e tij.

Bernard Berisha del i vetëm përballë portierit, të cilin e mashtron dhe në portën e zbrazët e ka shumë të lehtë të vulosë rezultatin përfundimtar në 3-1 për Akhmat Groznin.
Shtuar më 25/10/2020, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori