Cana e shpreh përsëri: Duhet të kemi vetëm një Kombëtare
Ish kapiteni i Kombwtares Shqiptare, Lorik Cana wshtw shprehur pwrswri se shumw shqiptarw duan qw tw ketw vetwm njw kombwtare dhe si vetw wshtw pro kwsaj dwshire.

Lorik Cana ka qenë i ftuar në "Fan Zone", atje ku ka rrëfyer edhe eksperiencën me Shqipërinë në Evropianin e Francës.

Më saktësisht atë ndeshje të fituar ndaj Rumanisë me rezultatin 1:0, ndërsa kapiteni legjendar ua kishte lënë si porosi djemve të Kombëtares: "Bëjeni të mundur që të mos jetë ndeshja e fundit për mua".

"Unë ua kisha thënë edhe lojtarëve në stërvitje para Rumanisë. Shumica nga ata e dinin që pas asaj eksperience, do të hiqja dorë jo vetëm nga Kombëtarja, por edhe nga futbolli. Prandaj u thoja që bëjeni për mua që të fitoni, që të mos jetë ndeshja ime e fundit. Dhe ata ma shpërblyen jo vetëm duke dhënë 100%, por shumë më tepër", ka treguar Cana.

Tutje, Cana ka folur edhe për idealin e shqiptarëve për një Kombëtare.

"Shumica e shqiptarëve e kanë idealin për një Kombëtare, por duhet të shohim edhe realitetin. Unë futem te pjesa e idealit për një Kombëtare dhe të jemi një shtet. Pastaj nëse kjo nuk është e mundur, atëherë do të jenë dy të tilla. Nuk i gjykoj të tjerët që nuk e duan bashkimin kombëtar, por ky jam unë dhe kështu jam edukuar", shtoi Cana.

"President i Federatës? Nuk ka qenë dhe nuk është qëllimi im, nuk e di për të ardhmen. Deklaratat e Ramës që të mos bëhemi si Shqipëria që e pëson në fund? Në fakt unë i ndjekë mediat shumë këto kohë. Më ka shpëtuar ajo deklaratë e tij dhe pavarësisht se e pësonim në fund, ne ia kemi dalë".
Shtuar më 07/04/2020, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori