Çfarë tha mbrëmë Ramush Haradinaj që i preku të gjithë në sallë (VIDEO)
Ramush Haradinaj ka mbajtur një fjalim tepër emocionues mbrëmë në ceremoninë e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Ai mori duatrokitje të forta gjatë fjalimit të tij duke thënë fjalë mjaft të gjetura për kohën dhe momentin ku është Kosova, raporton Albeu.com.

"Rreshti është fjala dhe veprimi i parë që ushtari mëson kur hyn në ushtri. Për shumë vite, të gjithë janë bërë rresht vetëm ne shqiptarët nuk na kanë lejuar. Ne shqiptarët, jemi bërë rresht në të gjitha ushtritë e botës. Kemi lënë nam për mirë në ushtritë e botës, por na humbi e drejta që të jemi në rreshtin tonë për shekuj më radhë. Tani po hyjmë në rreshtin tonë. Po hyjmë në rreshtin e ushtrivepaqes në botë", tha Ramush Haradinaj.

"Ne vijmë të fundit në rreshtin e ushtrivepaqes dhe do të dalim të fundit prej këtij rreshti. SHBA-të i prijnë rreshtit të ushtrivepaqes në botë dhe ne e kemi nder që të rreshtohemi krah Amerikës. Ne do t'i qendrojmë besnikë miqve tanë", vijoi kryeministri i Republikës së Kosovës.

"I marr një fjalë gjeneralit Mattis kur thoshte: Nuk ka mik më të mirë se marinsat, por nuk ka armik edhe më të keq. E unë po them: Nuk ka mik më të mirë se FSK dhe nuk do të ketë armik më të keq se FSK", thejsoi ndër të tjera ai duke shtuar: "Sot janë gëzuar edhe ushtarët e Ibrahim Rugovës, po ashtu janë gëzuar edhe ushtarët e Adem Jasharit". /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2018, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori