I
zhgënjyer për
rezultatin por jo për lojën, trajneri i Kosovës Bernard
Challandes në përfundim të sfidës ndaj Anglisë në mikrofonin e Supersport e analizoi kështu humbjen 0-4 të dardanëve.
“Jam i
zhgënjyer për
rezultatin, kam parë gjëra të mira në këtë ndeshje. Kemi parë vetëm një gjë, ka qenë një nivel i lart i efikasitetit të anglezëve, me një rast shënojnë gol.Kemi pasur disa mundësi, por nuk
ishim të mirë në pasimin e fundit. Jam i
zhgënjyer, por mund të nxjerrim diçka pozitive nga kjo ndeshje. Në fund
ishim të lodhur, kishim një javë të ngjeshur, është mbrojtja që na la keq.”
Shtuar më 17/11/2019,
ora 20:51