Bernard Challandesi, ka dhënë një konferencë shtypi para dy ndeshjeve më të rëndësishme të kualifikimeve, atë kundër Çekisë dhe kundër Anglisë.
Trajneri zviceran është pyetur nëse
periudha si
trajner i Kosovës është më e suksesshmja në karrierën e tij.
"Nuk mund të them se është më e suksesshmja, por mund të them se është
periudha me e
kënaqshme në karrierë. Për mua është
kënaqësi që jam këtu, është
kënaqësi të punoj me këta djem, është
kënaqësi të jem në këtë vend dhe është
kënaqësi kjo që po e kalojmë tërë së bashku, është karriera më e
kënaqshme e imja si
trajner dhe nuk ka qenë gjithmonë kështu", ka thënë trajneri Challandes.
Challandesi më parë ka qenë
trajner i grupmoshave U17, U18 dhe U21 të Zvicrës, derisa ka drejtuar edhe Kombëtaren e Armenisë.
Shtuar më 11/11/2019,
ora 13:40