Trajneri zviceran, Bernard
Challandes ka mohuar spekulimet për një largim nga Përfaqësuesja e
Kosovës, duke treguar se
qëllimi i tij është të vazhdojë me
Dardanët.
Pas spekulimeve në mediat zvicerane se e ardhmja e Bernard
Challandes në krye të Përfaqësueses së
Kosovës është në pikëpyetje dhe varet nga kualifikimi ose jo i
Kosovës në Evropian, trajneri zviceran, ka folur për portalin “Futbolli.info”, duke i hedhur poshtë spekulimet për ndarje me
Dardanët.
"Sa i përket spekulimeve rreth vazhdimit të kontratës sime me FFK-në dua të bëj të qartë se
qëllimi im është për ta vazhduar bashkëpunimin me FFK-në, siç jam i sigurt se ky është edhe
qëllimi i drejtuesve të FFK-së. Problemi i vetëm aktualisht është situata me Coronavirusin. Sapo të kalojë kjo periudhë jam i sigurt se do ta gjejmë zgjidhjen për vazhdimin e kontratës", ka theksuar
Challandes.
Shtuar më 11/04/2020,
ora 22:32