Celina shënon sërish për Swansea-n
Bersant Celina është kthyer në protagonist te skuadra e Suonsit në Championship, në kampionatin anglez.

Ylli përfaqësueses kosovare shënoi golin e dytë të Suonsit në fitoren 2-0 ndaj Boltonit. Celina u inkuadrau në fushë në fraksionin e dytë të lojës, në minutën e 69, teksa shënoi në minutat shtesë të ndeshjes duke vulosur suksesin e të tijve.


Në këtë sezon, Celinës i janë besuar minuta të konsiderueshme nga ana e stafit të Suonsit, ndërsa për 22-vjeçarin ky ishte goli i katërt në kampionat, duke shfaqur më së miri cilësitë e tij ofensive.

Kujtojmë, që sulmuesi më parë ishte në pronësi të Mançester Sitit, por pas disa sezoneve si i huazuar në skuadrat e Twente dhe Ipswic, duket se ka gjetur ekipin e duhur për të bërë hapin e madh në karrierë.

Shtuar më 03/03/2019, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori