"Class on grass", kështu e përshkruan Werderi- Rashicën
Mesfushori kosovar Milot Rashica është vënë në qendër të vëmendjës përsëri te skuadra e tij Werder Bremen.

Klubi gjerman ka postuar në facebook një foto të Rashicës duke shkruar "Class on grass" apo shqip "Klasi në barë".

Bremen poashtu e ka shoqëruar këtë postim me flamurin e Kosovës.

Rashica sivjet ka luajtur vetëm 4 ndeshje në Bundesligë dhe ka shënuar 2 gola.

Ai mungoi më tepër se një muaj për shkak të lëndimit.
Shtuar më 22/10/2019, ora 08:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori