Del shuma, sa fiton Milani nga ndeshja e sotme kundër Ferronikelit
Sonte në fushën e “Fadil Vokrrit” zbret klubi më i madh që e ka vizituar ndonjëherë vendin tonë.

Prej 20:45, Feronikeli zhvillon miqësoren kundër gjigantit italian Milan, që edhe pse ka humbur shkëlqimin prej vitesh, mbetet mes emblemave më të respektuara të futbollit botëror.

Thuhet që klubi italian do të inkasojë plot 600 mijë euro për t’u realizuar kjo ndeshje.

Para përzgjedhjes së Feronikelit, kundërshtarë potencial të Milanit ishin edhe Prishtina. Gjithsesi, sonte pritet një festë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Zëri/
Shtuar më 10/08/2019, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori