Dëmtohet Milot Rashica, frikë të Werder Bremen
Milot Rashica nuk ka përfundur të plotë stërvitjen për shkak të dhimbjeve.

Sipas mediave gjermane, përfaqësuesi kosovar kishte probleme në gjoks, me ç’rast u desh të transportohej me mini-veturë të golfit.


"Miloti është lënduar gjatë ngrohjes, por për momentin nuk mund të them diçka më shumë. Por, nuk është diçka serioze", është shprehur trajneri i werderit, Florian Kohfeldt.

Rashica është duke shfaqur formë fantastike këtë sezon, sidomos në vitin 2019, kur është njëri prej futbollistëve më të mirë në Bundesligë.

Shtuar më 01/05/2019, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori