Donnarumma ngre peshë tifozët shqiptarë: Me zor po presim të luajmë në Prishtinë (VIDEO)
Në 10 gusht Milani do të luajë një ndeshje miqësore, me skuadrën kosovare të Feronikelit.

Miqësorja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, ku do të zbresin shumë yje të futbollit botëror.

Një prej tyre është edhe portieri i Milanit, Xhanluixhi Donaruma i cili në një video për faqen zyrtare të klubit kuqezi shprehet se mezi po pret të luajë në Prishtinë: “Përshëndetje të gjithë miqve nga Kosova. Mezi po pres të luajmë miqësoren e datës 10 gusht në Prishtinë, që do të jetë edhe hera e parë në histori për ekipin e Milanit. Një përqafim të gjithëve, forca Milan“, është shprehur gardiani kuqezi. Për më shumë shikoni videon:
Shtuar më 12/07/2019, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori