Komiteti Olimpik i Serbisë, pas shumë vitesh bllokimi, duket se më në fund është dorëzuar.
Pas lajmeve të mediave të huaja se
Kosova do të bëhet pjesë e
Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe se ky është një proces që nuk mund të pengohet, edhe Beogradi thuajse e pranon se
Kosova do të jetë pjesë e
Komitetit, shkruan KTV.
"Të gjitha organet e Serbisë gjatë shumë viteve janë informuar me përpjekjet e të vetë-shpallurës Republikë e Kosovës që nëpërmjet kanaleve të ndryshme të vijë deri tek anëtarësimit në Komitetin
Olimpik Ndërkombëtar. Kjo ka zgjatur së paku 4 vite dhe
Komiteti Olimpik i Serbisë me sukses e ka ndaluar këtë. Kemi informacion se anëtarët e
Komitetit Olimpik Ndërkombëtar këtë herë janë të gatshëm të përkrahin këtë iniciativë, edhe pse në shumë raste bashkë me institucionet shtetërore kemi insistuar se një gjë e tillë është e papranueshme. Një pranim i tillë do të paraqiste rast të rrallë në historinë e fundit, duke marrë parasysh se asnjë komitet
olimpik kombëtar nuk është pranuar në Komitetin
Olimpik Ndërkombëtar pa qenë pjesë e OKB-së ai shtet”, thuhet në komunikatën për media të
Komitetit Olimpik serb./albeu.com/
Shtuar më 22/10/2014,
ora 11:22