Drita e Gjilanit shpërthen në Champions League, kualifikohet në turin e parë
Ekipi i Dritës ka bërë historinë, duke u kualifikuar në fazën e parë eliminatore në Champions League, teksa mundi në finalen e paraeliminatoreve, ekipin nga Gjibraltari, Linkoln.

Ishte dopjeta e Liridon Lecit që çoi ekipin nga Gjilani në këtë kualifikim historik.

Që në minutën e dytë, Leci shënoi të parin, por ishte Koral që barazoi në minutën e 61-të.

Duke qenë një raund vetëm me një takim, gjithçka u shty në shtesë.

Me fillimin e shtesave, Gerbeshi për Dritën mori kartonin e dytë të verdhë, por ata nuk u dorëzuan, dhe në sekondat e fundit të shtesës së parë, fituan një penallti, dhe Lopes nga ekipi i Gjibraltarit u ndëshkua me të kuqe.

Më pas, Leci nuk fali nga pika e penalltisë. Pati kohë edhe për një kundërsulm të Shabanit, që gjeti edhe golin e tretë, por edhe për Nezirajn, që vulosën rezultatin 1-4.

Tashmë kampionët e Kosovës i pret një kundërshtar i fortë si Malmoe në turin e parë të Championsit.

Shtuar më 29/06/2018, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori