Mandati i
Dhomave të
Specializuara, apo siҫ njihet në opinion Gjykata
Speciale do të zgjasë deri në njoftimin e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Dhoma e
Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, vendosi se “amendamentet kushtetuese të propozuara mbi vazhdimin e mandatit të
Dhomave të
Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të
Specializuar në Hagë nga ish-presidenti i
Kosovës Hashim Thaçi, pakësojnë të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës”.
Në këtë mënyrë “mandati i
Dhomave të
Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të
Specializuar ka vazhduar dhe do të vazhdojë deri sa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre”, thuhet në një njoftim për medie të
Dhomave të
Specializuara. Ky njoftim u bë publik në ditën kur Ekatarina Trendafilova, u mandatua edhe për një mandat katër vjeҫar në krye të Gjykatës
Speciale.
Para se të akuzohej për krime lufte, në fund të muajit gusht, ish-presidenti i
Kosovës, i kishte drejtuar Kryesisë së Kuvendit të
Kosovës një propozim për amendamentin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të
Dhomave të
Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të
Specializuar.
Hashim Thaçi në propozimin e tij, kishte kërkuar të ndryshohet neni i amendamentit, ku thuhet se mandati i këtij institucioni do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare. Sipas propozimit të ish-presidentit, mandati i
Dhomave të
Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të
Specializuar do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së
Kosovës”.
Dhoma e
Specializuar: Mandati vazhdon deri në përfundimin e proceseve gjyqësore përkatëse
Në komentet e ish-presidentit Thaçi dërguar Dhomës së
Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, thuhej se “sipas formulimeve të paragrafëve 13 dhe 14 të Nenit 162 të Kushtetutës, në opinionin kosovar është shpërfaqur mendimi dhe përhapur bindja që mandati i
Dhomave të
Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të
Specializuar do të zgjasë në një periudhë më së shumti pesëvjeçare nga koha e aprovimit të amandamentimit të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës.
Kjo ka ngjallur jo rrallëherë reagime të shumta tek aktorë të ndryshëm”, thuhej në sqarimet e zyrës së ish presidentit Hashim Thaçi. Mirëpo kërkesa e tij, ishte kundërshtuar nga Prokuroria e
Speciale e cila e cilësoi atë jo kushtetuese.
Duke hedhur poshtë këtë propozim, Dhoma e
Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, në vendimin final të saj thotë se “duke qenë se amendamentet kushtetuese të propozuara sugjerojnë fshirjen nga neni 162(13) dhe (14) i Kushtetutës, të referencës ndaj Shkëmbimit të Letrave të vitit 2014, Dhoma thekson se referenca në fjalë saktëson se mandati i
Dhomave të
Specializuara dhe ZPS-së vazhdon deri në përfundimin e proceseve gjyqësore përkatëse. Rrjedhimisht, fshirja e kësaj reference do të pakësonte të drejtat dhe liritë themelore të personave të përfshirë në procese gjyqësore”, thuhet në aktgjykim.
Në njoftimin e
Dhomave të
Specializuara, thuhet se “autoriteti emërues, ambasadori Lars-Gunnar Ëigemark, që është shef i Misionit te Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX, riemëroi gjykatësen Ekaterina Trendafilova, si kryetare të
Dhomave të
Specializuara të
Kosovës edhe për katër vjet, emërim ky që hyn në fuqi nga data 15 dhjetor 2020”.
Ekatarina Trendafilova për herë të parë u emërua kryetare e Gjykatës
Speciale në dhjetor të vitit 2016. Pas riemërimit të saj edhe për katër vjet, Trendafilova citohet të ketë thënë se “shpreh mirënjohjen për besimin që i është dhënë, “për të vijuar t’u shërbejë
Dhomave të
Specializuara të
Kosovës të cilat kanë hyrë në një fazë të re dhe të rëndësishme me nisjen e proceseve gjyqësore”.
Ajo ka shprehur besimin se proceset do të përmbyllen “në mënyrë të sigurt, të pavarur, të paanshme, të drejtë dhe efikase, në pajtim me mandatin e
Dhomave të
Specializuara”.
Gjykata
Speciale financohet nga BE
Në fillim të këtij muaji, Dhomat e
Specializuara konfirmuan aktakuzën për krime lufte ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ata akuzohen për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, duke i ngarkuar ata për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.
Gjykata
Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, të kryera ndaj pakicave etnike dhe kundërshtarëve politik të cilat përmenden edhe në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, autor i të cilit ishte një senator zviceran, Dick Marty. Gjykata
Speciale u themelua me vendimin e parlamentit të
Kosovës në gusht të vitit 2015.
Gjykata financohet nga Bashkimi Evropian, punon dhe vepron në bazë të ligjeve të
Kosovës, ndërsa vendosja e saj në Hagë është bërë, sipas qeverisë së Holandës, për faktin se “dëshmitarët mund të ndjehen të kërcënuar nëse proceset gjyqësore do të zhvilloheshin në Kosovë”.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 11:14