Dyvjetori i vdekjes së Vokrrit, Haradinaj: Do të të kujtojmë përjetë, kampion
Sot janë bërë dy vite që nga vdekja e futbollistit dhe udhëheqësit të ndërkombëtarizimit të futbolit kosovar, Fadil Vokrri. Vokrrin, e ka kujtuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e ka vlerësuar lartë figurën e tij.

Haradinaj ka thënë se Vokrri ka dhënë kontribut të pashoq, duke e quajtur ikonë të sportit. “Sot, në dy-vjetorin e kalimit në amshim, kujtojmë kontributin e pashoq të ikonës së sportit, Fadil Vokrrit, për futbollin tonë, që kulmoi me anëtarësimin në FIFA e UEFA. Do të të kujtojmë përjetë, kampion!”, ka shkruar Haradinaj.
Shtuar më 09/06/2020, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori