E BUJSHME/ Xhaka po kërkon shtëpi në Milano
Granit Xhaka duket se ka thyer çdo raport me tifozët e Arsenalit ,aq sa trajneri Unai Emery i ka hequr shiritin e kapitenit dhe e ka lënë jashtë grumbullimit në ndeshjet e fundit, ndërsa ka pranuar se mesfushori mund të largohet në janar.

Gjithçka nisi pas një reagimi të ashpër të mesfushorit, ndërkohë që po vërshëllehej nga tifozët londinezë, ndërsa sipas mediave zvicerane, destinacioni i radhës i Xhakës do të jetë Milanoja, ku edhe po kërkon për shtëpi.

Për mesfushorin me origjinë shqiptare po ngulmon shumë Milani, teksa administratori Ivan Gazidis, i cili mori mesfushorin nga Borussia Monchengladbach te Arsenal, po angazhohet vetë për ta transferuar tashmë në pjesën kuqezi të qytetit italian.

Drejtuesit e Milanit janë gati të shfrytëzojnë situatën e krijuar mes lojtarit dhe klubit anglez, për ta marrë Xhakën në huazim në janar, me të drejtë blerjeje për 20 milionë euro verën e ardhshme, nëse mesfushori do të bindë dyshen Boban-Maldini.
Shtuar më 11/11/2019, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori