E dhimbshme, COVID-19 i merr jetën dy vëllezërve brenda një nate
COVID-19 vazhdon të mbjellë dhimbje edhe mes shqiptarve.

Dy vëllezër nga Peja kanë ndërruar jetë brenda një natë në fshatin Novosellë.

Mësohet se viktimat janë Mustafë dhe Zekë Zekaj, respektivisht 85 dhe 78 vjeç.

Vëllezërit kishin simptoma të Covid-19 dhe dyshohet se vdiqën si rezultat i këtij virusi.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas ISHPK-së në Kosovë u regjistruan 225 raste të reja me koronavirus, prej tyre 6 nga Peja.

Shtuar më 05/08/2020, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori