FIFA shpall vendimin për Xhakën dhe Shaqirin
Rusët largojnë Era Istrefin nga cerëmonia hapëse e Botërorit?
Pëlqej
Robbie Williams do të jetë kryesori në ceremoninë e hapjes për Kupën e Botës 2018, e cila do të fillojë sot në stadiumin Luzhniki në Moskë.

Rusia do të përballet me Arabinë Saudite në orën 17:00, dhe ceremonia është planifikuar të fillojë vetëm 30 minuta para kësaj ndeshje.

Sipas Tom Dutton të Evening Standard, Robbie Williams do të performojë së bashku me Aida Garifullina, një soprano ruse e cila fitoi konkursin 2013 të Operalia, transmeton gazetablic.

Williams shprehu gëzimin e tij që është bërë pjesë e kësaj ngjarje:

“Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që po kthehem në Rusi për një performancë të tillë, unike”

“Kam bërë shumë në karrierën time dhe hapja e Kupës Botës para 80,000 tifozëve të futbollit në stadium dhe shumë miliona në të gjithë botën është një ëndërr fëmijërie”

“Ne ftojmë futbollistët dhe fansat e muzikës për të festuar me ne në Rusi, në stadium, ose për tu shfaqur më herët para ekranit që të shohin një shfaqje të paharrueshme”, përfundoi Robbie Williams.

“Çuditërisht, nuk ka asnjë shenjë se treshja Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi do të performojnë në ceremoni. Të tre regjistruan këngën zyrtare të Kupës së Botës “Live It Up”, e cila do të luhet gjatë gjithë kampionatit”

Sipas Telegraph, ekzistojnë një mori artistësh rusë, të cilët gjithashtu do të performojnë, përfshirë Denis Matsuev, Anna Netrebko, Yusif Eivazov, Ildar Abdrazakov dhe Albina Shagimuratova. Ata do të interpretojnë në Sheshin e Kuq të famshëm.
Shtuar më 14/06/2018, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori