Edhe një klub tjetër nga Premier League shfaq interes për Muriqin, e ndjekin në stadium
Klubet e njohura evropiane janë vënë pas Vedat Muriqit, ndërsa së fundmi edhe Brightoni është futur në garë.

Sulmuesi po shkëlqen me Fenerbahçen, prandaj klubet e njohura evropiane po dërgojnë agjentë për ta vëzhguar nga afër kosovarin.


Gazetari Haber Global, Yagiz Sabuncouglu njofton se në ndeshjen e fundjavës ndaj Trabzonsporit, për të ndjekur prizrenasin ishin edhe përfaqësuesit e klubit anglez Brighton.

Ndërkohë, mediat tjera turke njoftuan dje gjatë ditës se 25 vjeçarin në ndeshjen e fundjavës që shkoi e kanë vëzhguar edhe skautët e Leicester Cityt, Monacos dhe Eintracht Frankfurtit.

Më parë interesim për ish-futbollistin e Rizesporit kishin shfaqur edhe tri klubet tjera angleze, Tottenham e Manchester United, por edhe Burnley në fund të janarit.

Shtuar më 04/02/2020, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori