Emocionuese/ Kosova renditet në vendin e parë në Rio 2016 (FOTO LAJM)

Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të dominojnë në tryezën zyrtare të medaljeve olimpike, por një hartë e publikuar së fundmi tregon një histori krejtësisht ndryshe.

Sipas Medalspecapita.com, vendet si Zelanda e Re, Mongolia, Australia dhe Kosova janë “çerdhe” e fuqisë në podium kur është në pyetje matja e suksesit me numër të popullsisë, transmeton Telegrafi.

Kosova renditet në vendin e parë e gjitha kjo fal triumfit të Majlinda Kelmendi në xhudo të dielën mbrëma.

Majlinda fitoi të artën duke fituar në finale ndaj italianes, Odette Giuffrida.

Kjo ishte një arritje madhështore dhe historike për shtetin e Kosovës pasi kjo është medalja e parë olimpike dhe atë në pjesëmarrjen e parë.

Në rast se krahasojmë medaljet olimpike me numrin e popullsisë Kosova është e para, ndërsa ne foto keni top dhjetëshen. /Albeu.com/
Shtuar më 10/08/2016, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori