Është lojtari i momentit, analisti i njohur thotë se Muriqi vlen 100 milionë euro
Një ndër emrat më të përfolur në futbollin turk aktualisht është Vedat Muriqi.

Paraqitjet e tij me Fenerbahcen dhe Kosovën në këtë fillim të sezonit kanë mahnitur tifozët dhe analistët e futbollit.

Mediumet angleze raportojnë se tre skuadra tashmë kanë ndezur radarin për të kërkuar shërbimet e Muriqit dhe ato janë Tottenham, Manchester United dhe West Ham.

Gürcan Bilbic, analist i njohur në Turqi thotë se Muriqi vlen 100 milionë euro, transmeton Indeksonline.

“Vlera e tij nuk është 30-40 milionë siç po diskutohet në media. Fenerbahçe kur të negocioj për shitjen e Muriqit do të kërkoj 100 milionë euro” ka thënë Bilbic për gazetën turke Sabah.
Shtuar më 16/09/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori