FBK feston sot anëtarësimin në FIBA
E mërkura do të jetë një ditë plot angazhime për basketbollin kosovar dhe Federatën e këtij sporti në vend, që përveç përfaqësimit të Prishtinës në fazën gjysmëfinale të Balkan League, ku do të ndeshet me maqedonasit e Kuzov në "Pallatin e Rinisë dhe Sporteve" në kryeqytet, do të ketë dhe një organizim të vecantë dhe për anëtarësimin e FBK në FIBA, që është padyshim federata më e rëndësishmë kosovare e njohur deri tani ndërkombëtarisht.

ftuar në ceremoninë e FBK-së do të jetë dhe një delegavion i Federatës Shqiptare të Basketbollit i përbërë nga presidenti Avni Ponari dhe Sekretari i Përgjithshëm Korab Llazani, ndërsa nuk do të mungojnë dhe federatat e basketbollit të Maqedonisë, asaj bullgare, kroate por dhe turke.

Nuk do të mungojnë gjithashtu as përfaqësues të larta të Ligës Ballkanike, si Shay dhe Lubomira Shtriks, kurse të ftuar nderi do të jenë Drejtori i FIBA për Europën Kamil Novak dhe Drejtori Sportiv i FIBA-s, Luborim Kotleba.

Këta të fundit do të kenë një takim me Bordin dhe stafin e Federatës Kosovare të Basketbollit, ndërsa do të orgnanizaohet dhe një pritje zyrtare nga presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri, Isa Mustafa.

Ndërkohë që në orën 19:30, do të ndiqet edhe ndeshja e parë gjysmëfinales së Balkanleague mes Prishtinës dhe Kozuv. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori