Federata Kosovare presion FSHF-së për talentin 18-vjeçar
Pëlqej
Federata e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, së fundmi po përplasen për talentin Edon Zhegrova. 18-vjeçari, i lindur në Gjermani dhe që aktualisht aktivizohet me Genkun në Belgjikë, kërkohet si nga FFK ashtu edhe FSHF.

Ai fillimisht e refuzoi një ftesë nga U-21 e Kosovës, me pretendimin se duhej të përqendrohej tek klubi i tij. Drejtuesit e Federatës kosovare të futbollit u kanë kërkuar homologëve kuqezinj që të mos ftojnë më futbollistët kosovarë në Kombëtare.

Shqipëria nuk ka të drejtë ligjore të japë nënshtetësi, e më pas FSHF t’i paraqësë për regjistrim në FIFA, nëse futbollistët kosovarë nuk kanë të paktën njërin prind nga Shqipëria“.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, shprehet se nëse një futbollist kosovar ftohet nga Kosova, do të ishte e papranueshme që ai të marrë ftesë edhe nga Shqipëria.

“Rregullat për statusin e lojtarit nga FIFA janë të qarta. Nuk mund të marrin nënshtetësi dhe të bëhen pjesë e Shqipërisë pa pasur edhe një person nga Shqipëria, ose pa jetuar të paktën 2 vjet në Shqipëri. Kemi nisur diskutimet me FIFA-n për mbrojtjen e lojtarëve të Kosovës. Tashmë do reagojmë në rastin e parë“, tha Salihu për “Koha Ditore”./albeu.com/

Shtuar më 15/02/2018, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori