Fenerbahce merr ofertën e parë nga Tottenham për Muriqin
Sipas asaj që raporton gazeta turke A Spor, Tottenham besohet se ka bërë një ofertë prej pesë milionë eurove për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës.

Kjo ofertë, është shumë e vogël nga ajo që Fenerbahce shpreson të arkëtojë nga shitja e Muriqit, të cilit i ka vendosur çmim prej 25 milionë euro.

Ndërkohë mësohet se në anën tjetër Lazio ka kontaktuar agjentin e lojtarit, Haluk Canatar, duke marrë informacione për çmimin e lojtarit.

Thuhet gjithashtu se edhe Napoli dëshiron Muriqin.

26 vjeçari verën e kaluar është transferuar nga Rizespor te Fenerbahce, dhe këtë sezon në Superligën e Turqisë ka shënuar 13 gola.
Shtuar më 21/05/2020, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori