Feronikeli kthehet te fitorja me një gol të minutave shtesë
Skuadra e Feronikelit është kthyer te fitorja pas dy humbjeve dhe një barazimi, pasi e ka mposhtur Vushtrrinë në stadiumin “Ferki Aliu”, me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 11-të në Ipko Superligë.

Megjithatë, kampionët në fuqi deri te arkëtimi i tre pikëve në udhëtim kanë arritur me mjaft vështirësi me golin e shënuar vetëm në minutat shtesë të ndeshjes, kur Besmir Bojku realizoi nga afërsia pas një gjuajtje nga këndi të mysafirëve.

Me këtë fitore skuadra nga Drenasi ngjitet në pozitën e pestë me 19 pikë, ndërsa Vushtrria mbetet e fundit me vetëm 6 pikë të grumbulluara pas 11 ndeshjeve të zhvilluara.
Shtuar më 22/10/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori