FFK në hall, politikanët duan të hyjnë falas në stadium
Federata e futbollit të Kosovës është ankuar teksa bën me dije se politikanët duan të hyjnë në stadium duke mos paguar biletën.

Dje stadiumi "Fadil Vokrri" ishte i mbushur plot në ndeshjen ndaj Bullgarisë ku Dardanët barazuan 1-2. Në këtë sfdidë nuk munguan as drejtuesit e lartë të politikës teksa ndodheshin në tribunën VIP.

Por tashmë lind një problem. Këta tifozë VIP-a nuk paguajnë për vendet ku ulen, çka i redukton të ardhurat nga shitja e biletave. Këtë shqetësim e ka ngritur vetë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, duke folur për Zëri": “Shqetësuese është puna e biletave.

Jemi duke e shqyrtuar opsionin që të gjitha biletat të dalin në shitje, që edhe punëtorët e federatës, nëse duan të futen në stadium, ta blejnë biletën. Ka shumë shpenzime për sektorin VIP të stadiumit. Shumë instuticione kërkojnë bileta aty, por ne nuk mund të vazhdojmë kështu. Po mendojmë ta gjejmë një zgjidhje.

Personalisht, kam qenë i ulur në fund të tribunës VIP, në mes të dy karrigeve, që të mos më shohë askush. Secili shikon interesin e vet dhe nuk interesohen për federatën. Po shqyrtojmë mundësinë që të gjitha biletat VIP t’i bëjmë me pagesë dhe kush do që të ulet aty, le të paguajë. Është e pandershme që dikush të kërkojë bileta në emër të instuticionit".


Shtuar më 26/03/2019, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori