"Plisat" skuqin qiellin e Prishtinës me fishekzjarre (FOTO LAJM)

Foto: Ervin Shkulaku
Pëlqej
Tifozët e Plisave shënuan sonte 30 vjetorin e themelimit të klubit sportiv. E siç dinë Plisat gjithmonë të festojnë ata edhe këtë herë e skuqën qiellin e Prishtinës me fishekzjarre.

Gjithashtu Plisat janë një nga grupet më të zjarrta të tifozave të kombëtares shqiptare. Madje ata e kanë ndjekur dhe e kanë mbështetur kombëtaren edhe kur ka pasur ndeshje jashtë Shqipërisë.

Pas hedhjes së fishekzjarreve festa ka vazhduar edhe me një koncert.

Klubi i tifozërisë Plisat janë nga Prishtina dhe mbështesin klubet e sportit të Prishtinës në kampionatet e Kosovës./albeu.com/
Shtuar më 20/10/2017, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori